Duma deklaron fitoren - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ne Durrës opozita ka deklaruar fitoren. Ka qene vete Grida Duma, e cila ne nje komunikim te shkurtër me gazetaret falenderoi durrsaket dhe tha se nuk do te lejohet cenimi i vullnetit te qytetareve qe është shprehur me vote.Fjala e plotë e kandidates Grida DumaMirëmbrëma miqMirëmbrëma qytetarë të DurrësitDua t?iu falenderoj në mbyllje të kësaj ditë të rëndësishme, për pjesëmarrjen në zgjedhje. T?ju falenderoj për ushtrimin e përgjegjësisë qytetare.Dua të falenderoj gjithashtu, komisionerët dhe vëzhguesit për punën e palodhur për rezistencën që u kanë bërë akteve e përpjekjeve të dëshpëruara për manipulim.Të dhënat e para flasin për një fitorë të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike.Tani që votimi është mbyllur, kemi hyrë në një proces të rëndësishëm që është numërimi.I kërkoj numëruesve ta ruajnë votën e durrsakëve, ta garantojnë atë. Të bëjmë të dëgjohet zëri i tyre. Unë jam pranë çdo numëruesi, Partia Demokratike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë janë pranë çdo numëruesi.Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë cënimin e vullnetit të shprehur tashmë me votë.Ju faleminderit!

Free Traffic Exchange