http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një situate e tensionuar është regjistruar ne Bashkinë e Vorës ne qeren e votimit nr 26, ku disa persona nuk janë lejuar te futen ne qendër dhe te votojnë. Moslejimi i tyre ka sjelle edhe përplasje mes dy grupeve te simpatizantëve te Partisë Demokratike dhe atyre te Lëvizjes Socialiste per Integrim. Është dashur ndërhyja e forcave te policisë qe grupimet te largohen nga qendrat e votimit. Ne momentet e tensionit kane qene te pranishëm edhe dy përfaqësuesit e partive politike Luan Rama dhe Astrit Patozi. Pretendimet e LSI janë, se personat qe nuk janë lejuar te votojnë nuk figurojnë ne listat e votuesve. Vora konsiderohet nga zonat me te nxehta te këtyre zgjedhjeve edhe per shkak te problematikave qe shoqëruan fushatën elektorale.