Mediat e huaja për procesin e zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi zgjedhor ne Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, qe e cilësojnë ate kyç per te ardhmen europiane te vendit. Agjencia prestigjioze Associated Press shkruan se pas marrjes se statusit te kandidatit, Tirana pret vendimin e Komisionit Europian per nisjen e negociatave per anëtarësimin e plote ne Bashkimin Europian. Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne Shqipërinë postkomuniste, ku gjithmonë jane shënuar episode dhune, manipulime dhe mosmarrëveshje politike është ajo qe pritet nga Brukseli, përveç sundimit te ligjit, apo luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Edhe per agjencinë franceze te lajmeve AFP, keto zgjedhje janë nje test per demokracinë e brishte shqiptare qe synon t?i bashkohet unionit. Ne nje artikull te saj theksohet se BE po e ndjek me vëmendje procesin, per te cilin ka angazhuar mbi 400 vëzhgues te huaj.Agjencia italiane e lajmeve Ansa ne portalin e saj online thekson se keto janë zgjedhjet e para lokale qe mbahen pas reformës administrative-territoriale, qe ka reduktuar numrin e bashkive ne 61. Agjencia turke Anadoll vlerëson gjithashtu interesin e ndërkombëtareve per këto zgjedhje dhe numrin e larte te monitoruesve nga BE dhe OSBE.