Presidenti Bujar Nishani ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Odeta, në qendrën e votimit të ngritur në shkollën ?Andon Z. Çajupi?, në Tiranë. Z. Nishani bëri thirrje për më shumë pjesëmarrje në këto votime, ?sepse të gjithë qytetarët sot kanë të njëjtën fuqi, atë të votës?.