KQZ “rrëzon” PD për listat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e 2800 personave nga lista e zgjedhësve në Durrës dhe 600 të tjerëve në Kavajë. Para votimit, demokratët kërkuan çregjistrim te këtyre personave, duke vlerësuar se lënia e tyre në listat e zgjedhësve në Durrës dhe Kavajë, përbën një krim elektoral. Kërkesën e demokratëve, përfaqësues socialist në KQZ e konsideroi si të pakuptimtë nga ana ligjore. Të ndarë në qëndrime mbi pranimin ose jo të kërkesës së PD-së ishin edhe anëtaret e KQZ-së. Para se të votonte, kryekomisionerja Lefterie Luzi tha se kërkesa e PD-së nuk mund të pranohet, pasi nuk është në tagrin e KQZ të vendosë çregjistrim të zgjedhësve një ditë para votimit. KQZ vendosi mbi kërkesën e opozitës, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e saj.