http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo situate kaotike është e pranishme tek Rruga e Elbasanit, ish stacioni i trenit, rruga 5 maj, Don Bosko ej. Shitësit ambulante qe kane pushtuar trotuaret ne rastin me te mire, i paguajnë nje takse mujore Bashkisë se Tiranës. Por ka edhe nga ata qe pranojnë dhënien e ryshfetit per policinë bashkiake. Shitësit ambulante tregtojnë produktet e bulmetit, peshkut e fruta-perimet jashtë te gjitha kushteve higjeno-sanitare. E pyetur nga Vizion Plus, Bashkia thotë se nuk ka asnjë shqetësim, lidhur me ngjarje korruptive, megjithatë ben thirrje qe ne raste te tilla, tregtaret ti drejtohen organeve te drejtësisë. Ndërsa Agjencia e Kontrollit Ushqimor deklaron se tregjet ambulante kontrollohen nga ky institucion, por duke qene individë dhe jo subjekte te regjistruar, e vetmja mase, është sekuestrimi i mallit. Ne këto kushte agjencia u bën apel qytetareve te qëndrojnë larg tregjeve ambulante qe nuk plotësojnë as kushtet me minimale higjeno-sanitare.