Ekspertët për mbylljen e ARMO-s - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyllja e të vetmes rafineri të përpunimit të naftës në vend, ARMO-s, mund të sjellë pasoja të mëdha në ekonominë e vendit, që nga ulja e punësimit, rritja e kredive të këqija e deri në rritjen e çmimit të naftës. Ekspertët e ekonomisë duke pranuar bilancin negativ të kësaj kompanie, e cila rezulton me 404 milion dollarë borxhe, thonë se shteti duhet të marrë përsipër menaxhimin e saj dhe të shpëtojë kompaninë. Mateo Spaho thotë se vetëm borxhi i keq që ARMO ka në banka, do të mbajë nivelin e kredive të këqija 5% më të lartë. Sfidë e hapur mbetet edhe ndikimi që mbyllja e rafinerisë së përpunimit mund të sjellë te çmimi i naftës për konsumatorin fundor. Duke parë mënyrën se si është menaxhuar deri më sot kjo kompani, disa ekonomistë bëjnë fajtor shtetin se ka toleruar mospagesat, e disa të tjerë ngarkojnë me përgjegjësi privatin për mënyrën se si e ka drejtuar firmën. Milionat dollarë që ARMO duhet të paguajë si detyrim tatimor, kanë detyruar Ministrinë e Financave për gjetjen e një formule për mbledhjen e këtij borxhi. Tashmë i takon qeverisë të vendosë nëse mund ta shtetëzojë, ta marrë në administrim të përkohshëm apo të bllokojë llogaritë e të nxjerrë në shitje asetet. Megjithatë, nëse zbatohet varianti i fundit, bankat rrezikojnë të humbin 207 milion dollarë të dhëna kredi te azerët e ?Heaney Assets Corporation?. ARMO përpunon rreth 300 mijë ton naftë në vit, ku një prej firmave që ka marrë me qera rafineritë në Fier, ?Trading Petrol And Drilling? është një nga klientët më të mëdhenj të ?Albpetrol?, para disa javëve ?TPD? bleu 100 mijë ton naftë të kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës.