Ekspertët për kriminalitetin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur na ndajnë pak dite nga zgjedhjet lokale perceptimi i korrupsionit tek qytetaret është i larte, ndërkohe qe kriminaliteti dhe siguria ne rruge vijon te mbetet një shqetësim serioz. Në raportin e vitit 2015 mbi kriminalitetin, të publikuar nga baza e të dhënave online Numbeo, e cila mbledh informacione zyrtare nga çdo vend, në metropolin shqiptar korrupsioni rezulton në nivelin maksimal. Në një krahasim të Tiranës me Prishtinën, nga të dhënat statistikore, kryeqyteti ynë vijon të ketë probleme me vjedhjet me dhunë dhe me armë, ndërsa në Kosovë ky risk është minimal. Një tjetër problem për Shqipërinë është dhe siguria që ndiejnë qytetarët e saj në rrugë. Sipas raportit ?Të ecësh i vetëm në rrugët e kryeqytetit gjatë ditës?, siguria përkthehet në 72 pikë por, gjatë natës ajo zbret në 46 pikë ndryshe nga Prishtina, e cila e ka në nivel më të lartë.

Free Traffic Exchange