Masa për Vladimir Gjutën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve te renda la ne burg, Vladmir Gjuten, i akuzuar si organizator i vënies se tritolit në farmacinë e babait te Ministrit të Brendshëm edhe per mesazhet kërcënuese ndaj Sajmir Tahirit. 36 vjecari nga Kukësi u shoqërua nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që pas arrestimit të tij kësaj here doli pa paruke para togave të zeza. Vladimir Gjuta konfirmoi edhe para gjykatës se nuk ka lidhje në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Tahirit dhe as me sms-në kërcënuese ndaj Ministrit të Brendshëm. Pas arrestimit policia gjeti të fshehur në makinën e Vladimir Gjutës një armë me silenciator. Burime pranë uniformave blu, thanë se arma e personalizuar me inicialet e 36 vjecarit nga Kukesi u gjet e fshehur në baterinë e automjetit të tij.Nga ana tjetër policia po verifikon te gjitha pasuritë eVladimir Gjutes dhe familjes se tij për të zbuluar burimin e parave dhe lidhjet e mundshme me krimin. Vladimir Gjuta lëvizte lirshëm, por nuk komunikonte në telefon. Gjatë gjithë kohës se qëndrimit ne arrati 36 vjecari fshihej në Tiranë . Në mjaft raste maskimi me paruke dhe ndryshimi i identitetit e kishin ndihmuar t?i shpëtonte ndjekjes dhe kontrolleve te policisë.