Haradinaj në Rinas, deklarohet për arrestimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbështetësit e priten me duartrokitje ne Aeroportin e Rinasit kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai mbërriti nga Lubjana pas lirimit nga autoritetet sllovene, për t?iu drejtuar me pas Kosovës. Por më pare, u shpjegoi gazetareve atë çka i kishte ndodhur.?Ishte një lojë e ndyrë. Në Slloveni më kanë ndaluar, më kanë penguar në qarkullim me një urdhër-arrest të një krijese që s?ekziston më; Serbi e Cerna Gora i vitit 2004. Në rast se kjo është diçka në rregull ose e ligjshme atëherë unë nuk di pse njerëzit e respektojnë ligjin. Krijesa nuk ekziston më Serbi-Cerna Gora, është viti 2004 kur është lëshuar ai flet-arrest, pas 2004-ës kanë ndodh dy Haga-t, jam liruar. Pra është një lojë e ndyrë, diçka e pa drejtë?.Haradinaj nuk i kurseu kritikat per qëndrimin e presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Mustafa ne lidhje me ndalimin e tij.?E kam cilësuar të padrejtë edhe deklarimin e kryeministrit Mustafa, ka qenë gabim që ka thënë në bazë të ligjit. Në rast se për të është ligj urdhër-arresti i Serbisë e Cerna Gorës, le të shkojë edhe ai atje, sepse ajo nuk ekziston më, nuk ka ligj. Ligj ka qenë kur në emër të vendit temë Kosovës iu kam përgjigj tribunalit ndërkombëtar, edhe atëherë jemi lavdëruar se Kosova i kreu obligimet, Presidentja Jahjaga ka bërë edhe ajo një gabim së fundmi që e pashë në deklaratë që thotë falënderojmë Slloveninë; për lirimin e Haradinaj. Lirimi është pasi më kanë ndaluar në mënyrë të padrejtë, pasi më kanë ofenduar; pasi më kanë detyruar për të kaluar nëpër ato që kam kaluar. Unë s?kam lëshuar ndonjë dron mbi Slloveni, unë nuk kam bërë kurrë diçka ofenduese për Slloveninë, por unë jam ofenduar?.Haradinaj përcolli edhe nje tjetër mesazh per shqiptaret.?Kemi më i mësu me ekzistencën tonë të gjithë në Ballkan, shqiptarët ekzistojnë jemi 7 milionë, ne kemi ekzistuar gjithnjë, por kanë menduar se jemi të pavlefshëm, duhet ta dinë që kurrkush nuk mund të luajë me shqiptarët?.Kryetari i AAK-se shpjegoi edhe arsyen se perse zgjodhi te kthehej nga Tirana.?Me kishte marre malli per Tiranën?.