Rama - Meta: Zgjedhje të lira - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e koalicionit të majtë qeverisës garantojnë një proces të drejtë zgjedhor. Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, theksuan se më 21 qershor nuk ka rëndësi rezultati, por standardet. Shefi i ekzekutivit, tha se për herë të parë në fushatën zgjedhore, mazhoranca nuk ka përdorur mjetet financiare apo burimet njerëzore te administratës. Kryeministri iu përgjigj edhe pretendimeve të opozitës për përpjekje për deformim të procesit zgjedhor. Në emër të LSI-së, Ilir Meta vlerësoi si të dështuara përpjekjet për inskenim incidentesh. Për zgjedhjet e 21 qershorit, procesi i dekriminalizimit ishte ndër më të përfolurit. Rama garantoi se asnjë nga kandidatët e tij nuk është dënuar më parë, ndërkohë që bëri publike detaje të ligjit të ri për dekriminalizim.Në daljen publike, dy aleatet bene apelin për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke argumentuar se kush nuk voton, më pas nuk ka të drejtë të ankohet.

Free Traffic Exchange