http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se ka përdorur administratën publike në fushatë, si dhe policinë për kërcënim të opozitarëve. Madje sipas Bashës vetë kryeministri ka kërcënuar me një mesazh në telefon një nga kandidatët e PD. Basha ka numëruar bandat kriminale që sipas tij, kanë ushtruar dhunë mbi votuesit. Ai i krahasoi këto ngjarje me skenarin e filmit ?Oktapodi?. Kreu i demokratëve akuzoi qeverinë se po gënjen qytetarët dhe se ka futur duart në buxhetin e shtetit për të bërë fushatë elektorale. Basha sqaroi gazetarët edhe për tërheqjen e kandidatëve demokratë në Kurbin e Këlcyrë, ndërsa për bashkinë e Finiqit ai tha se do të shprehë qëndrimin zyrtar të PD-së gjate orëve në vijim. Megjithatë kreu i demokratëve i është shmangur një përgjigjeje të saktë nëse komisionarët e partisë së tij, do të bllokojnë votimin në Kavajë e Durrës, ku PD dyshon se ka përpjekje për manipulim të zgjedhjeve. Ndryshe nga panorama që paraqiti kampi i majtë, të djathtët mendojnë se zgjedhjet po përpiqen të vidhen, por ato mund t?i shpëtojë vetëm votimi masiv dhe ndëshkimi që shqiptarët do t?i bëjnë qeverisë në 21 qershor.