http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas arrestimit të dyshuarit kryesor si ideatori i vendosjes se tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, policia gjeti të fshehur në makinën e Vladimir Gjutës një armë me silenciator. Burime pranë uniformave blu, thanë se arma e personalizuar me inicialet e 36-vjeçarit nga Kukësi, u gjet e fshehur në baterinë e automjetit të tij. Vetë Gjuta i pyetur pas arrestimit nga oficerët e antiterrorist, ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të si organizator i vendosjes së tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, por edhe mesazheve kërcënuese të dërguara në celularin e ministrit. Policia bëri me dije së ndaj tij, ka nisur dhe një hetim pasuror për të parë nëse të ardhurat e 36-vjeçarit vijnë nga burime kriminale. Vladimir Gjuta, sipas policisë lëvizte lirshëm, por nuk fliste në telefon. Gjatë gjithë kohës që ishte në arrati 36-vjeçari ka qëndruar në Tiranë, ndërkohë që në mjaft raste maskimi me paruke por edhe ndryshimi i identitetit kishte ndihmuar të lëvizte lirshëm pa u pikasur.