Masat e policisë për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6699 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtje e procesit të zgjedhjeve këtë të diele. Në një dalje për mediat zv/drejtori i përgjithshëm Altin Qato, tha se e gjithë policia e shtetit është e angazhuar për rend dhe siguri gjatë ditës së zgjedhjeve. ?Theksojmë faktin se gjatë zhvillimit të këtyre takimeve elektorale, nuk është shënuar asnjë incident i rëndë apo ngjarje kriminale, por gjatë kësaj periudhe që përfshin fushatën elektorale janë evidentuar dhe referuar në prokurori 21 raste që kanë të bëjnë kryesisht me grisje posterash, vjedhje apo dëmtime të zyrave elektorale?.Gjithashtu, nga Policia e Shtetit janë marrë masat për përmbushjen me sukses të detyrave për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, konkretisht të 90 KZAZ, dhe 5.299 Qendrave të Votimit, ku do të angazhohen 5960 punonjës policie.?Masa të veçanta kemi marrë për parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe garantimin e rendit publik, si dhe për sigurimin e objekteve shtetërore dhe objekteve të tjera të rëndësishme?.Sipas Qatos të gjitha KZAZ-të do të sigurohen me punonjës policie ndërkohë që nga data 20 qershor do të merren në ruajtje edhe qendrat e votimit.