http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha është rikthyer ne Kamze per mitingun përmbyllës te kësaj fushate elektorale. Lideri i opozitës u ka bere thirrje qytetareve te kësaj bashkie qe te dielën te votojnë kundër mashtrimeve te kësaj qeverie, kundër rritjes se çmimit te energjisë elektrike e kundër rritjes se taksave. Sipas Bashes, shqiptaret ne keto zgjedhje duhet te mbështesin ofertën e opozitës, qe garanton taksa e çmime me te ulëta.?Kurrë s?ka qenë më vetëm oligarkia. Me banda, me policë, me hu, me haraç mendon se do të ulë dhe poshtërojë kamzën, por kurrë s?kanë qenë shqiptarët e lirë më të bashkuar e më të fortë. Në krahun tonë është e vërteta , në krahun tonë është realiteti, në krahun tonë janë faktet, në krahun tonë është e drejta, në krahun tonë është Amerika, në krahun tonë është Bashkimi Europian?.Lideri i opozitës Basha u ka bere apel banoreve te Kamzës e Paskuqanit qe te dielën te votojnë kandidatin e opozitës Xhelal Mziun.