http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
A ka njeri sot që do një kryetar bashkie që ka fjetur gjumë dhe nuk bërë asgjë?Me këto fjalë kandidati i mazhorancë për Bashkinë e Tiranës ka mbyllur fushatën e tij zgjedhore i bindur se në 21 qershor të gjithë banorët e Tiranës, do t?a mbështetin atë me vote. Erjon Veliaj bëri thirrje që qytetarët të besojnë shpresën që përfaqëson e majta dhe jo frikën e tmerrin që po mbjellin demokratët. I mbështetur nga drejtuesit më të lartë të socialistëve, Veliaj ka marrë besimin edhe të kryetarit të tij Rama, se do të punojë për Tiranën më shumë se vetë ai që drejtoi për 12 vite bashkinë e kryeqytetit. Në një organizim madhështor, i cili zgjati për dy orë, mitingu përmbyllës i bashkisë më të madhe të vendit u zhvillua në sheshin ?Nënë Tereza?. Aleatët e socialistëve folën me radhë me bindje, se këto zgjedhje lokale do të sjellin një epokë të re për Shqipërinë, pasi shërbimet e bashkive do të jenë më të mëdha dhe më afër qytetarit, për shkak të ndarjes së re territorial. Mazhoranca ka vendosur që mbylljen e fushatës ta zhvillojë në Durrës, duke i lënë të djathtës ditën e premte sheshin në qendër të Tiranës.