Greqia e ka të domosdoshme të ?shfrytëzojë mundësinë e fundit? për arritjen e një marrëveshjeje me huadhënësit ndërkombëtarë të saj. Ky është konkluzioni, me të cilin kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, ka dalë në një konferencë për shtyp, pas takimit të ministrave të Financave të BE-së, i cili përfundoi pa asnjë akord mbi borxhin e Greqisë.