Rezoluta: Të lirohet Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 65 vota pro e 8 abstenime, Parlamenti i Kosovës miratoi nje rezolute te posaçme kundër ndalimit te Ramush Haradinajt ne Slloveni.1. Qeveria dhe presidentja urgjentisht të kërkojnë që Ramush Haradinaj, pa asnjë kusht dhe menjëherë t?i kthehet pasaporta dhe të lirohet kthimi i tij në Kosovë.2. Kërkohet nga Brukseli pastrimi i listave të lëshuara nga Serbia3. Drejtimi i Notës së Protestës së Sllovenisë nga institucionet e KosovësNe nje seance te jashtëzakonshme te kërkuar nga AAK, deputetet u përfshinë ne debate te forta per qëndrimin qe duhet te mbaje Prishtina zyrtare ndaj këtij akti. Kryeministri Mustafa dhe ministri i Jashtëm Thaçi, argumentuan se ndalimi i Haradinajt, nuk ka te beje me autoritetet sllovene, por është nje problem qe duhet zgjidhur me Beogradin dhe me Interpolin per rishikimin e urdherarresteve. Me herët ne fillim te seancës, deputeti i pavarur Shaip Muja i dorëzoi pasaportën diplomatike kreut te kuvendit, si te pavlere dhe ftoi koleget ta ndjekin ate. Deputetet kerkuan njëzëri sqarimin e kësaj çështjeje dhe kthimin e shpejte te Haradinajt ne Kosove. Me e ashpër me reagimin e institucioneve shtetërore ishte lëvizja Vetëvendosja. Ndërkohë nga Tirana zyrtare, nuk ka mbërritur asnje reagim per ndalimin e deputetit Haradinaj.