Durrës, përmbyten disa rrugë dhe toka bujqësore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 15-vjeçar ka humbur jetën ne qytetin bregdetar te Durrësit pas kontaktit me energjinë elektrike. Fëmija ka qenë duke ecur në trotuarin në afërsi të kopshtit ?Soros? ne lagjen 16, kur është penguar në një kabull të zhveshur dhe ka humbur jete menjëherë. Kabulli ishte shkëputur pas erërave te forta dhe shiut te rrëmbyer qe përfshinë Durrësin ne orët e vona te mbrëmjes se te mërkurës. Moti i keq ka shkaktuar dëme te konsiderueshme ne rrugët kryesore te qytetit si dhe ne tokat bujqësore. Niveli i larte i ujit solli vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve në disa kryqëzime, veçanërisht pranë stadiumit, Rreth Rrotullimit të Kënetës, tek Stacioni i Trenit dhe zona e Plazhit. Ndërkohë, ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve dhe bordi i kullimit janë marrë me normalizimin e situatës. Reshjet e dendura te shiut kanë vazhduar deri rreth orës 03:00 të mëngjesit te se enjtes.

Free Traffic Exchange