Haradinaj ende në Slloveni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, edhe pas lirimit nga autoritetet sllovene vazhdon te qëndroje ne Slloveni. Ai nuk mund te largohet nga vendi, derisa te sqarohet nese urdherarresti i lëshuar nga Serbia ne vitin 2004, ne baze te te cilit u krye arrestimi, është i vlefshëm ose jo. Gjykata e Kranjes pritet te marre vendimin për Haradinajn, te cilit i është bllokuar pasaporta nga autoritetet sllovene. Kohëzgjatja e procedurave mbetet e paqarte, ndërsa Haradinaj po qëndron ne nje hotel te Lubjanes.Kreu i AAK-se dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës u ndalua pasditen e se mërkurës ne Aeroportin Ndërkombëtar të Lubjanës, teksa do te kthehej ne Kosove nga nje vizite ne Gjermani dhe u lirua disa ore me pas, por pasaporta e tij diplomatike u mbajt deri ne nje vendim te dyte te Gjykatës. KMDLNJ reagoi ne lidhje me arrestimin e Haradinajt, duke e cilësuar ate te padrejte. Ndërsa apelet jane shtuar per sqarimin e kësaj çështjeje, nje koment nuk mungoi as nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Ne nje deklarate per mediat serbe ai tha se po ndodhin gjera te çuditshme.?Kjo është hera e 50-të që ai udhëton me të njëjtën pasaportë diplomatike, por gjithçka ndodh pak dite përpara bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit ne Bruksel. Qartazi do të ketë presion ndaj Serbisë, por ne jemi në gjendje t?u bëjmë ballë edhe ditëve më të vështira. Po shkojmë në Bruksel për të arritur marrëveshje, por do të shohim nese do të ndodhë kjo, pasi nevojiten dy vete per te kërcyer tango. Ka shqetësim te madh per te ruajtur stabilitetin, dhe për këtë arsye, nuk duhet të reagojmë me padurim, por as të lejojmë që dikush të na poshtërojë?.Rasti i ndalimit te Haradinajt ne një aeroport ndërkombëtar, nuk eshte i vetmi, pasi me pare janë ndaluar edhe figura te tjera te njohura, si Agim Çeku, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së.

Free Traffic Exchange