Rusi-Azerbajxhan, më shumë medalje të arta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e 6 te lojërave te para evropiane ne Baku te Azerbajxhanit, Italia ka bere te sajën medaljen e arte ne hark për skuadra mikse. Ne finale, Italianet dolën fitues ndaj gjeorgjianeve me rezultatin 5-3, ndërsa medaljen e bronzte e fitoi Ukraina qe mundi Slloveninë 5-1. Ne gjimnastikën ritmike Rusia është renditur serish e para duke lëne pas Izraelin dhe Bjellorusinë. Serbja Aurnovic u rendit e para duke fituar te artën ne pistoletë me ajër distance 10 metra pas saj me medalje argjendi Spanja me Sonia Franket dhe bjellorusja, Viktoria Chaika. Per meshkuj ne piatel rusi ALeksei Alipov fitoi te artën ne një finale drithëruese me Sllovakun Erik Varga i treti italiani Xhovani Peliello. Ndërsa ne pistolete me ajër 10 metra ku garonte dhe shqiptari Kuçana ka fituar serbi Damir Mikeç medalje ari, ndërsa ne vendin e dyte është renditur portugezi Joao Kosta. I treti sllovaku Juraj Tuzinski. Ne taekuondo per femra pesha deri 57 kilogramë fituese doli britanikja Jade Jones qe mundi ne finale kroaten Ana Janinoviç. Ndërsa per meshkuj deri ne 68 kilogramë ka triumfuar azeri Aykhan Taghizade ne finale kundër polakut Robak. Ne mundjen e lire per meshkuj, Rusia dhe Azerbajxhani kane ndare me njeri-tjetrin podiumet e fituesve. Ne peshën 57 kilogramë rusi Lebedev ka mundur ne finale gjermanin Evald. Ne peshën deri 65 kilogramë stil i lire Togrul Asgarov ngriti peshe pallatin e sporteve kur mundi italianin Kamizo Markez me nje kthim mbi koke, duke përmbysur rezultatin dhe duke fituar medaljen e arte. Nje tjetër rus ka fituar medalje ari ne peshën 74 kilogramë medalje te arte. Aniuar Geduiev ka mundur ne finale turkun Soner Demirtas. Azeri Asanov ka fituar medalje bronzi. Ndërsa ne peshën deri 97 kilogramë vendasi Khetag Gazymov triumfoi ne finale ndaj gjeorgjianit Elizbar Odikadze. Rusia kryeson me 29 medalje, prej tyre 16 te arta përpara Azerbajxhanit me 23 gjithsej dhe 11 te arta.