Rexhildo Zeneli përjashtohet nga Lojërat Evropiane - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmja e se mërkurës ka sjelle një lajme edhe me te keq për sportin shqiptar se sa performance e dobët e mundjes dhe qitjes ne Lojërat Evropiane ne Baku. Boksieri shqiptar Rexhildo Zeneli është përjashtuar nga garat per shkak se ka rezultuar pozitiv ne nje test doping përpara garës. 19-vjeçari qe nuk ishte ndeshur ende, ka rezultuar se ka përdorur substance te ndaluar pas provës se urinës se realizuar ne nje laborator te akredituar nga Agjencia e Antidopingut. Ne deklaratën e Komitetit Olimpik Europian, thuhet se ne provën e sportistit është gjetur substance e ndaluar Furosemid. Zoti Zeneli u gjend ne shkelje me rregullat kundër përdorimit te dopingut dhe per këtë arsye Komiteti Ekzekutiv i rekomandoi komisionit legal dhe te disiplinës përjashtimin e tij nga lojërat e para europiane, vijon me tej deklarata. Te tjera procedura hetimore dhe disiplinore ndaj boksierit dhe Federatës respektive pritet te ndërmerren ne ditët ne vijim nga organizmat ndërkombëtare kompetente, përfundon deklarata. Menjëherë Federata e Boksit ne Shqipëri ka deklaruar se nje gjë e tille, nuk është e mundur dhe duhet te kete keqkuptim, por gjithçka tashme ka përfunduar dhe sportisti është detyruar te kthehet ne Shqipëri.

Free Traffic Exchange