http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Denisa Onjea është fituesja e edicionit te pare te ?Tu si que vales?. 26-vjeçarja që për herë të parë shkeli skenën e ?Tu si que vales? e shoqëruar nga profesor Robert Radoja në piano, ka shkëlqyer në çdo mbrëmje. E veshur në të bardha, Denisa që nga Akademia e Arteve ka udhëtuar drejt një skene gjigande, arriti të triumfojë mes dhjetëra konkurrentëve që vinin jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga shumë vende europiane. Vendin e dyte ne edicionin e pare te spektaklit te talenteve ne Vizion Plus e fituan Klaudja dhe Era, dy motrat qe e ndezën skenën me performancat e tyre. Klaudja dhe Era Duro ishin ne finalen e madhe me nënën e tyre, nje artiste e njohur e cirkut kombëtar. Djemtë nga Kosova, Arbnori dhe Agenori ia kane dale te fitojnë vendin e trete te këtij edicioni te pare te ?Tu si que vales?. Vëllezërit performuan Mariachin shoqëruar nga orkestra e ?Al Pazar? dhe balerina e njohur Olta Ahmetaj. Por pjese e natës se madhe te ?Tu si que vales?, nuk jane bere vetëm balerinët e ?Dancing with the stars? apo orkestra e ?Al Pazar?, por edhe personazhe te njohur te muzikës e spektaklit ne vend. Nje nga performancat më të duartrokitura ka qenë edhe ajo e Lindrit Hoxhës dhe kandidatit të majtë për kryetar bashkie në kryeqytet. Duket se te gjithë e kane shijuar kete finale te madhe, një nate te mbushur plot emocione dhe art. Rrugëtimi i suksesshëm i ?Tu si que vales? që përcolli përmes ekranit te Vizion Plus art dhe emocione per 12 jave rresht, ka kurorëzuar edicionin e parë nën emrin e Denisa Onjea.