Ndalohet Ramush Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së është arrestuar në aeroportin e Brnikut në slloveni, teksa kthehej nga nje vizite zyrtare ne Gjermani. Haradinaj është ndaluar bazuar ne një fletearrest të autoriteteve të Serbisë të lëshuar në vitin 2006. Ish-kryeministri i Kosovës është shprehur i revoltuar për këtë arrest të tij. Ai ka refuzuar të dalë para gjykatës me argumentin se pafajësinë e tij për akuzat e shënuara në këtë fletearrest te 9 viteve më pare e ka dëshmuar ndërkombetarisht në Hagë. Nuk kam asgjë me sistemin e drejtësisë sllovene e as ndërkombëtare?, ka thëne Haradinaj pas ndalimit. Me tej lideri i AAK-së ka kërkuar nga autoritetet sllovene të pastrojë sa më pare sistemin nga atë që ai e ka cilësuar si ?reliktet shpifëse të Beogradit?, që datojnë që nga viti 2004 dhe ende edhe sot i konsideron si te vlefshme. Ai tha se kjo sjelle është një fyerje për të, por dhe për Kosovën. Aktualisht Haradinaj mbahet i ndaluar ne aeroportin e Lubjanës, deri ne sqarimin e kësaj situate, ne te cilën është përfshire ne rruge diplomatike edhe qeveria e Kosovës. Ndërkohe rreth 30 aktivistë, deputetë dhe zyrtarë të AAK-së kane tubuar para ambasadës sllovene ne Prishtine duke e cilësuar te turpshme këtë histori.

Free Traffic Exchange