http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndalimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në aeroportin e Lubjanës, ka sjellë reagimin e menjëhershme të qeverisë së Kosovës. Përmes një komunikate për media, Prishtina zyrtare ka shprehur shqetësimin për pakujdesinë e autoriteteve sllovene, duke lënë të vlefshme fletarreste të lëshuara që në vitin 2006, për një persona që tashmë është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.Shprehim shqetësimin tonë se urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si te vlefshme në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, z. Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare. Qeveria e republikës së Kosovës konsideron se nuk ka asnjë arsye që z. Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla dhe apelon te autoritetet sllovene që sa më parë të mundësojnë që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë.Pas njoftimit Ministria e Jashtme e Kosovës u vu në kontakt të drejtpërdrejtë me homologët slloven dhe Interpolin për lirimin e zotit Haradinaj.