http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e peste te Lojërave Evropiane, te cilat po zhvillohen ne Baku te Azerbajxhanit, ne një transmetim maratone te drejtpërdrejte ne platformën Tring, përfunduan garat e gjimnastikës ritmike, qitjes dhe mundjet kualifikuese, ndërsa përgjatë ditës se sotme, zhvillohen edhe garat ne hark, taekvundo, volejboll dhe vaterpolo. Qitësi shqiptar Arben Kuçana, nuk arriti te kualifikohej ne garën 10 metra pistolete ajër. Kuçana u rendit i 29 mes 33 garuesve duke grumbulluar 569 pike. Vendin e pare e meritoi ukrainasi Oleg Omelchuk me 583 pike, i ndjekur nga sllovaku juaj Tuzinski e portugezi Zhoao Costa me 1 pike me pak po ne kete gare por per femra medaljen e arte ne te gjitha raundet e mori Serbia, Zorana Arunoviç e cila triumfoi ne duelin me spanjollen Sonia Franquet dhe bjellorusen Viktoria Chaika. Ne mundje, femra 53 kg stil i lire, triumfoi azerja Dorogan qe mundi ne finale polaken Zazina. Ndërsa ne përfundim te garave te gjimnastikës ekipore, medaljen e arte e mori federata ruse e ndjekur nga Izraeli dhe Bjellorusia. Ne renditjen ekipore kryeson federata ruse me 23 medalje: 13 ari 5 argjendi e po kaq bronzi. Ne vendin e dyte, ndodhet Azerbajxhani me 19 medalje 8 ari 3 argjendi e 8 bronzi i ndjekur nga Hungaria, Bjellorusia e Gjermania.