Halim Kosova: Tiranës i duhet një menaxher - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur fushatës elektorale po i vjen fundit, kandidati i opozitës per Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka dëgjuar problemet me te cilat përballen qytetaret e njësisë 9 dhe 11, si mungesa e vendeve te punes apo niveli i taksave. Mesazhi i fundit i doktor Kosovës per banoret e këtyre zonave, ka qene rëndësia e pjesëmarrjes ne zgjedhje.?Shifi të gjithë kandidaturat dhe vendos për atë që ti beson, votën mos e ço kot. Hajde mirupafshim. Se po e le në shtëpi e ke çuar kot . Hidhe diku, aty ku beson?.Kandidati Kosova ka premtuar serish se nëse qytetaret e votojnë ne 22 qershor, nuk do te ketë asnjë abuzim me fondet e bashkisë.?Do fillojmë në çdo shtëpi të sjellim shpresën, të sjellim jetën, të fillojmë të ndërtojmë mirëqenien si të vetmin sekret, për të bërë më të mirën jo vetëm për lagjen tuaj por për gjithë Tiranën. Nuk ka rrugë tjetër përveçse në krye të Tiranës të ketë një menaxher, që vjen me provë në të mirë të qytetit, në të mirë të asaj që fondet që janë për ju, kurrë mos të abuzojnë por të vijnë aty ku është halli, aty ku janë nevojat, aty ku përmirësojnë diçka në qytetin tonë?Sipas Kosovës jane qytetaret ata qe do te vendosin per Tiranën e 4 viteve te ardhshme.

Free Traffic Exchange