http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti për bindjet politike shkaktoi një incident fatmirësisht pa viktima gjatë një takimi elektoral të PD në zonën e Paskuqanit. Burime pranë policisë thanë se Liman Lita u konfliktua me disa simpatizantë të Partisë Demokratike, duke nxjerrë armën dhe qëlluar një herë në tokë. Por përfaqësuesi i PD qe ndodhej ne vendin e ngjarjes, Jemin Gjana, tha se agresori u beri presion qe te mos e zhvillonin aty takimin elektoral. Policia arrestoi Litën vetëm pas disa minutash, ndërkohë që në deklarimet e tij, ai u ka thënë hetuesve se ishin simpatizantët e partisë demokratike ata të cilët e dhunuan fizikisht. Lita ka thënë për uniformat blu, se më parë ai ka qenë simpatizant i Partisë Demokratike dhe ishte larguar nga kjo forcë, por veprimi i tij nuk është pritur mirë nga mbështetësit e opozitës, të cilët e kanë goditur. Sipas Litës, për t?iu shmangur konfrontimit fizik ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në tokë. Ende nuk ka një version zyrtar mbi ngjarjen ndërkohë që policia vijon hetimet.