Dëshmitë për xhihadistët: “Lufta në Siri, është detyrim” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse Prokuroria po thërret ne gjykate dëshmitare per te provuar akuzat ndaj 9 te pandehurve te akuzuar per dërgimin e luftëtareve ne Siri, këta te fundit nuk ngurojnë qe edhe para trupit gjykues, ta cilësojnë si detyrim luftën përkrah vëllezërve te tyre. Para gjykatës, kete te marte ishte thirrur per te dëshmuar Besmir Duka. Ai deklaroi se ishte besimtar mysliman dhe se drejt islamit e kishte shtyre i pandehuri Fadil Myslimani, me te cilin jetonin ne nje lagje. I pyetur nga prokurorja, dëshmitari ka mohuar se ai i kishte kërkuar te shkonte ne Siri. Por megjithëse përgjigja nga ana e dëshmitarit ishte ne favor te te pandehurit, ky i fundit duke komunikuar me dëshmitarin pohoi se mesazhi i liderit te tyre ishte se ?kush nuk lufton ne Siri, do te dënohet nga Zoti?. Madje tentativës se trupit gjykues për t?i ndërprere fjalën, i pandehuri Muslimani i është kundërpërgjigjur duke u thene se per sa kohe ata dëgjonin gjyqtaret qe arrestoheshin duke marre me miliona për korrupsion, duhet te kishin durim te dëgjonin ata, qe nuk kishin bëre asnjë krim. Duka ishte dëshmitari i pare dhe i vetëm, i cili u paraqite sot ne Gjykatën e Krimeve te Renda, pasi pese dëshmitare te tjerë te thirrur nga Prokuroria, nuk ishin paraqitur. Seanca e radhës u la për ne 23 qershor.

Free Traffic Exchange