Lojërat Europiane, dita e tretë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e trete te lojërave evropiane qe po mbahen ne Baku te Azerbajxhanit, sportistet garuan ne sportet e kanose gjimnastikës artistike, noti i sinkronizuar, pingpongu dhe mundje. Ne kanoe kajak katër per femra 500 metra, Hungaria rrëmbeu vendin e pare me 1 min 32 sek e 417 te qindta duke lënë pas pretendentet e Gjermanisë dhe Poloninë. Ndërsa ne kanoe sprint 1000 metra me nje sportistet vendin e pare e meritoi gjermani Max Hof me 3 min 28 sek e 205 te qindta. Një tjetër gare e forte ishin kualifikuese e noti i sinkronizuar dhe e ndare ne disa gara, ku vendin e pare e zuri rusja Alijaa Mustafina. Ne pingpongun e meshkujve medalja e bronzit i takoi Austrisë, qe mundi Gjermaninë 3-0, ndërsa ne finale kaluan Franca dhe Portugalia. Për femra Gjermania mundi ne finale Holandën 3-2, duke rrëmbyer medaljen e arte, ndërsa medalja e bronzit i takoi Republikës Ceke qe mundi Ukrainën nga ana e saj 3-1. Pas dites se trete Rusia dominon lojërat eurpiane me 16 medalje ne total, 9 ari, 1 argjendi dhe 3 bronzi. Vendi i dyte mbahet nga Azerbajxhani me 7 medalje ari 2 argjendi dhe 7 bronzi. Ndërkohe Turqia është ngjitur ne vendin e trete, duke lënë pas emra si Gjermania, Zvicra, Franca dhe Hungaria. Lojërat e para evropiane Baku 2015 do te zgjasin deri ne 28 qershor dhe te apasionuarit pas këtij eventi magjik kane mundësi t?i ndjekin ato live ne një transmetim maratonë ne platformën Tring, qe ka dhe ekskluzivitetin e 253 garave ne total ne 30 sporte te ndryshme.