http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën ne Belsh për ta çuar kete zone ne drejtimin e duhur. Kreun e qeverisë tha se qytetarët përballen me dy alternativa, atë të zhvillimit dhe atë të trillimit. Madje, kryeministri ka kaluar edhe më tej, duke krahasuar premtimet e opozitës me ato të një prej ndërtueseve të skemave piramidale. Kryeministri ka premtuar se pas 21 qershorit nuk do të lejohet asnjë kompani të keqpërdorë punën e banorëve të Belshit. Rama premtoi mbështetje për Bashkinë e re të Belshit, e cila u harrua dhe u braktis nga qeveria e kaluar.