Kushtetua e Kosovës pranë ndryshimit në 7-vjetorin e saj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot shënohet 7-vjetori i Kushtetutës së Kosovës. Por ky do të jetë përvjetori i fundit i këtij ligji themeltar, pasi që nga dita e enjte, ai pritet të pësojë ndryshime rrënjësore, për shkak të miratimit të Gjykatës Speciale. Themelimi i këtij trupi gjyqësor, që do të kete një zyrë në Prishtinë, ndërsa Prokuroria në një shtet tjetër, do ndryshojë rrënjësisht sistemin e drejtësisë në vend. Aktualisht qeveria Mustafa ka propozuar një draft-ligj të quajtur ?dhoma e specialistit dhe dhoma e specialistit të prokurorisë?, i cili parashikon ngritjen e gjykatës speciale brenda sistemit gjyqësor të Kosovës. Ky draft synon ngritjen e disa zyrave qe kanë për synim që të krijojnë lidhjet mes Prokurorisë së Kosovës dhe hetuesve të huaj, investigime të cilat deri më sot janë kryer nga EULEX. Themelimi i Gjykatës Speciale, e cila sipas të gjitha gjasave do të ndërtohet në Holandë, është një kërkesë e Shteteve të Bashkuara. Kjo gjykatë do të hetojë specifikisht krimet e luftës të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë periudhës 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Në rast se parlamenti i Kosovës dështon në votimin e ndryshimeve kushtetuese për formimin e kësaj Gjykate ditën e enjte atëherë Këshilli i Sigurimit do të kërkojë me rezolutë themelimin e saj.

Free Traffic Exchange