KQZ rrëzon kërkesën e PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 4 vota pro dhe 3 kundër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për tërheqjen e kandidatit të saj për bashkinë Kurbin Altin Biba. Në këtë mënyrë dorëheqja e Bibës, nga KQZ konsiderohet juridikisht nul dhe mosdashja e tij për garim nuk merret parasysh. Për demokratët kërkesa për tërheqje është një e drejtë legjitime dhe se KQZ duhet ta marrë në konsideratë. Për socialistët, logjika juridike e opozitës është e papranueshme. Me rrëzimin nga KQZ të kërkesës së demokratëve, zyrtarisht Altin Biba do të jetë garues për kryebashkiak të Kurbinit. Por, vendimi nuk e shmang PD t?i mbetet bindjes dhe thirrjeve të saj qe banorët e Kurbinit të bojkotojnë zgjedhjet në këtë njësi.