Beqaj: Do të vendosim autoambulanca gjatë sezonit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur gazetareve ne lidhje me ngjarjen e djeshëm, kur një i ri 25-vjeçar humbi jetën ne plazhin e Gjirit te Lalzit. Ambulanca e spitalit te Durrësit, sipas dëshmitareve, arriti me 45 minuta vonese. Plazhi i Gjirit te Lalzit, megjithëse nje vend i populluar me turiste, nuk ka qene pjese e hartës se Ministrisë, ku u hapen 22 qendra te reja shëndetësore për sezonin veror. ?Mospasja e incidenteve nuk është në dorën tonë. Ne jemi angazhuar që t?i përgjigjemi sa më shpejt incidenteve të mundshme, që praktikisht, eksperienca tregon që ndodhin. Janë operative të gjitha Qendrat Shëndetësore që kemi hapur për sezonin turistik, në Alpe dhe nga Velipoja e deri në Sarandë e Ksamil. Në rastin e djeshëm, autoambulanca është përgjigjur në vendin ku është kërkuar brenda një orari prej 25 minutash, që për distancën, territorin dhe trafikun, është një orar i pranueshëm. Megjithatë, duke filluar me rritjen e intensitetit të shërbimit gjatë sezonit turistik, në fundjavë, në qendrat me përqëndrim të madh ne do të vendosim autoambulanca që të jenë aty, në mënyrë që të evitohet koha e vajtjes deri në vend?.Ndërsa ne lidhje me fluksin e madh te pediatrisë se QSUT-se gjate sezonit veror, Beqaj siguroi se do te merren te gjitha masat per menaxhimin e situatës.?Do të marrim të njëjtën masë sikurse ndërmorëm vjet, pra do të aktivizojmë edhe këtë vit 3 pika të Tiranës. Edhe pse duhet thënë se vjet kemi patur një përdorim relativisht të vogël të këtyre pikave, kjo nuk na bën që të tërhiqemi, por kemi shtuar këtë periudhë një trajnim (i kryer në muajin maj) të infermiereve të Qendrave tona Shëndetësore, pranë shërbimit të Pediatrisë?. Beqaj ishte i pranishëm ne përurimin e qendrës me te re shëndetësore ne zonën e Don Boskos, e cila do t?u ofroje 25 mije banoreve te gjitha shërbimet shëndetësore.