http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak dite me pare komisioni i posaçëm për reformën ne drejtësi prezantoi produktin e pare te punes se tij, nje analize te plote te problematikes se këtij sektori. Por per opozitën, e cila vazhdon te qëndroje jashtë komisionit parlamentar, analiza risolli ne vëmendje probleme qe jane nxjerre ne dukje edhe me herët ne raport progresit e Komisionit Europian. Ajo qe per ish-ministrin e drejtësisë, deputetin demokrat Eduard Halimi bie ne sy është mungesa e nje strategjie nga ana e qeverise per reformën e shumëpërfolur. Halimi ka përsëritur se Partia Demokratike e njeh rëndësinë e reformës ne sistemin e drejtësisë, por do te behet pjese e saj vetem nëse do te kete përfaqësim te barabarte ne komisionin e posaçëm. Sipas Halimit, ne 2 vitet e fundit kryeministri Edi Rama, nuk ka treguar vullnet per te bere reformën ne drejtësi, por ka dëshmuar vetem ambigjen e tij per te kapur sistemin dhe reforma duhet te zgjidhe pikërisht kete, te mbaje larg sistemin e drejtësisë nga presioni politik.