http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nën ritmet e muzikës vendase dhe me gatimet tradicionale te jugut, bashkia e Orikumit ka çelur sezonin turistik veror 2015. Infrastruktura e përmirësuar, uji i pastër i detit si dhe shërbimet cilësore te zonës së Orikumit sipas drejtuesve vendore, mund te përmbushin shume mire nevojat e çdo pushuesi. Plazhet jugore njihen për ujin e pastër, klimën e shëndetshme e po ashtu edhe për menynë e pasur, ku spikasin gatimet e detit.