Basha: Votë kundër diktatit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet e 21 qershorit shihen nga kampi demokrat si një ditë, e cila do të vendosë për të ardhmen e shqiptarëve dhe do të rrëzojë poshtë korrupsionin dhe padrejtësitë e bërë deri tani nga dyshja Rama - Meta. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Klos dhe Bulqizë për të prezantuar kandidatët e të djathtës në këto bashki, por nuk harroi që të bëjë thirrje që shqiptarët t?i kthejnë zgjedhjet në një betejë ku do të ndalin mësymjen e qeverisë për t?i poshtëruar ata. ?Po në cilën demokraci vendos presioni, në cilën demokraci vendos terrori? Vetëm në diktaturë, po diktaturë nuk do të ketë! 21 qershori është festa e demokracisë, betejën e 21 qershorit nuk e vendosin të korruptuarit, nuk e vendosin banditët. Fatin e 21 qershorit e vendosni ju me votën tuaj. Është votë për të hequr kërbaçin nga dora abuzive e qeverisë, pra është votë për punë, është votë për dinjitet. Jepjani votat platformës sonë, sepse para se të jetë platformë politike është platforma e shpëtimit, është platforma e bukës së gojës, është platforma e punës dhe dinjitetit për çdo banor e banore të Klosit dhe Shqipërisë!?Ashtu si dhe në takime të tjera në vende të ndryshme të Shqipërisë, Lulzim Basha ka ripërsëritur premtimet për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e taksave për mallrat ushqimore më të domosdoshme.?Vota juaj është ligji suprem, vota juaj është ligj i ligjit. Bëjeni ligjin me votën tuaj, në 21 qershor. Votoni për PD, votoni për uljen e menjëhershme të çmimit të energjisë me 25%, faljen e kamatë-vonesave, uljen e taksave në nivelin më të ulët në Ballkan, rritjen e rrogave e pensioneve, uljen e menjëhershme me 20% përmes eliminimit të TVSH, të mallrave të shportës, të miellit, orizit, sheqerit, vajit, qumështit, bukës, sepse kohët janë mjaft të vështira për shqiptarët dhe ka nevojë për ndërhyrje urgjente, ka nevojë për shpresë e shpëtim të menjëhershëm.?Kreu demokrat ka hedhur një lumë akuzash ndaj qeverisë së sotme, duke e bërë atë përgjegjësen kryesore për të varfërinë e shqiptarëve dhe nisjen e eksodeve drejt emigracionit.

Free Traffic Exchange