“Lufta” për Bashkinë e Vorës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per Partine Demokratike akuzat e fundit mbi kryetarin aktual te bashkisë se Vorës, njëherësh kandidatit te PD per këtë bashki, Fiqiri Ismaili janë thjesht presion politik për te fituar me dhune zgjedhjet e 21 qershorit. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se ky akt është ne vazhdën e sulmeve qe kjo maxhorance po bën ndaj kandidatit Fiqiri Ismailit,. te cilit i ka bllokuar edhe bizneset.Edi Paloka:Me metoda tipike të sigurimit të shtetit kërcënohen dhe detyrohen qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme në zyrat e komisariatit të LSI-së se gjoja kandidati i së djathtës ka kërkuar tu blejë votën. Për të gjitha këto Partia Demokratike po bën gati denoncimin për ndjekje penale ndaj shefit të komisariatit Vorë. Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e përfaqëson mafien sot në pushtet. Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush me paratë që u grabit ditë, kërkon tu blejë votat natën dhe nuk mund të mashtrohen as nga spotet cinike të LSI-së as nga metodat e sigurimit të shtetit.Por nga selia e LSI, sekretari i përgjithshëm Luan Rama ka inkurajuar veprimet e prokurorisë e policisë duke denoncuar shkelje te tjera qe sipas tij ka bere kandidati i pd ne voreLuan Rama:Po sot i kam dërguar prokurorisë së Tiranës një kallëzim për noterin Shaban Gjoka, i cili është jo vetëm i implikuar pas qindra dëshmive që ne kemi në kryerjen e aktit kriminal të përpjekjes për të falsifikuar votën, pasi ky është strumbullari që është marrë me aktin noterial, dhe ka paguar qytetarët të pranojnë kontrata qiraje me banorë fiktivë që praktikisht nuk janë në bashkinë e Vorës.Gara ne Bashkinë e Vorës ku kandidojne ne emër te PD Fiqiri Ismaili dhe ne emër te LSI Luan Sallaku është shndërruar ne nje prej zonave me te nxehta dhe prej javësh PD akuzon LSI per presion mbi votuesit, ndërsa vete LSI akuzon PD se ka bere regjistrime fiktive te votuesve.

Free Traffic Exchange