Edi Rama në Tepelenë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Tepelena, kryeministri Rama, ka ftuar qytetaret qe ta bëjnë termet votën e 21 qershorit. Rama u kërkoi tepelenasve te votojnë per te ardhmen e familjeve te tyre. Shefi i qeverise nuk la pa akuzuar opozitën. Ndërkohë që fushata e kundërshtarëve tanë është një fushatë që nuk ka lidhje fare me njerëzit dhe me problemet e tyre, as nuk çon asgjë nga ato që njerëzit kanë nevojë në drejtimin e duhur. Përkundrazi është një fushatë me një drejtim të paditur dhe është një fushatë e ndërtuar për të gjetur budallenj nëpër Shqipëri dhe për të bërë sa më shumë budallenj bashkë, me idenë se me votën e 21 qershorit nuk do gdhijë 22 qershori i 2015-s, por do të gdhijë 22 qershori i 2013-s. Ndërsa ne Mallakastër kreu i qeverise, tha se këto zgjedhje do te shënojnë nje epoke te re te bashkëpunimit midis qeverise vendore dhe fshatit, kjo ne saje te reformës territoriale. Sot, Mallakastra është një bashki e re, e madhe dhe një territor i integruar. Në 21 Qershor, fshati në Mallakastër dhe në të gjithë Shqipërinë ka një mundësi fantastike për të investuar fuqimisht votën në drejtimin e duhur, sepse pas 21 Qershorit fillon një epokë e re e marrëdhënies mes qeverisë vendore dhe fshatit. Pas 21 Qershorit familjet shqiptare që jetojnë në fshat do të kenë derën e shtëpisë së përbashkët, që është bashkia e re, ku do të trokasin për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre. Kryeministri Rama ka vijuar me turin elektoral pasditen e se shtunës ne Gjirokastër. Ju jeni dëshmitare te rrethimit e izolimit te plote qe i beri Saliu, vite te tera duke e lënë pa financim duke bere qe te zbeheshin një nga nje monumentet e paçmueshme, ndërkohe qe sot Gjirokastra ka filluar te përjetoje frymën e re te rilindjes. Rama e cilësoi Zamira Ramin te vetmen alternative qe gjirokastritet kane per zgjedhjet e 21 qershorit.