Beqja komandon Milvën te FSDKSH - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dhënies së dorëheqjes nga Drejtori i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor Astrit Beci, Ministri Shëndetësisë Ilir Beqja ka komanduar në këtë post zëvendësen e tij Milva Ikonomi. Gjatë një vizite në spitalin e traumës në Tiranë, ku inauguroi rezonancën magnetike që ka mbërritur në këtë spital, Beqja tha se znj.Ikonomi do të mbajë këtë post deri në emërimin e një drejtori të ri. Dorëheqja e Astrit Becit erdhi pas skandalit që ndodhi me rimbursimin e barnave, ndërsa Prokuroria është në hetim të thellë për zbardhjen e plote te skemës se mashtrimit. Ministri i Shëndetësisë dha edhe një përgjigje për mungesën e vaksinave në tre spitalet kryesore të Shqipërisë, Tiranë, Durrës e Sarandë. Ai tha se këtë te shtune është bërë furnizimi i qendrës spitalore Nënë Tereza dhe spitalit të traumës në Tiranë, ndërsa te djelen do të bëhet furnizimi edhe në spitalet e rretheve.

Free Traffic Exchange