Presidenti Nishani takon homologun e tij Gjerman - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka marrë masa për frenimin dhe riatdhesimin e azilkërkuesve në Gjermani. Deklarata është bërë nga presidenti Bujar Nishani gjatë takimit me homologun e tij glauk. Kreu i shtetit thekson se bashkë me qeverinë po punohet për riintegrimin e shtetasve shqiptar dhe në të njëtjën kohë janë marrë masat për frenimin e këtij fenomeni, që muajt e fundit ka qenë në rritje. Një temë tjetër diskutimi mes dy homologëve kanë qenë dhe progresi i reformave nga pala shqiptare. Presidenti Nishani vuri theksin te reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të oerganizuar. Ndërkohë nga ana e tij Presidenti Glauk evidentoi edhe një herë mbështetjen e Berlinit zyrtar për reformat e ndërmarra. Ai tha se Gjermania mbështet progresin e shqipërisë në procesin e integrimit për në BE.