Rama - Meta në Fier e Lushnje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per kryeministrin Edi Rama, reforma e re territoriale është historike dhe i jep nje mundësi fshatit. Nga Fieri, kryeministri ku kërkoi mbështetjen per kandidatin Armando Subashi, Rama premtoi vijimin e reformës administrativo-territoriale me zgjerimin e kompetencave për kryetarët dhe këshillat e bashkive të reja, si dhe ftoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 21 qershorit. Ai u ndal edhe tek ndarja e re territoriale, që sipas tij, i jep një mundësi historike fshatit.?Asnjëherë fshati nuk ka pasur mundësinë që i jep reforma jonë historike, ku për herë të parë fermerët do të kenë pranë mbështetjen, që nuk e kanë pasur kurrë, përmes bashkive të reja dhe kryetarëve të bashkive. Jemi të vendosur që reformën ta çojmë më tutje, që të japim shumë më tepër pushtet për bashkitë dhe kryetarët e bashkive, të ndajmë përgjegjësitë dhe detyrat mes nesh që të zgjedhurit tuaj vendorë, të jenë të rëndësishëm që të kenë mundësi të bëjnë ato detyra?.Edhe Ilir Meta kërkoi një pjesëmarrje masive më 21 qershor.?Ndërsa të tjerët shpifin e shajnë, ne propozojmë zgjidhje dhe mundësitë më të mira për familjet e Fierit. Këtu e vetmja fjalë, dhe që nuk ka nevojë të thuhet, është fjala ?fitore?, ndaj unë po e mbyll duke uruar një fitore të thellë dhe të jashtëzakonshme që do të vijë përmes një pjesëmarrjeje të gjerë dhe të jashtëzakonshme?, tha kreu i LSI-së.Me pas fushata ka vijuar vetëm pak minuta më vonë në qendër të Lushnjes, ku krerët e tij kanë ritheksuar premtimet dhe angazhimin e tyre për realizimin e tyre. Kryeministri ka theksuar se zgjedhjet e 21 qershorit do të sjellin edhe shumë risi përmes reformës territoriale.