Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se ka dekoruar xhelatët e regjimit komunist që kanë dënuar dhe internuar mijëra qytetarë.
Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë me rastin e 71-vjetorit të çlirimit dhe sipas nënkryetarit Edi Paloka është mbajtur i fshehtë për një vit.
Paloka: Edi Rama me dekorimet që ka dhënë, del qartazi se nuk ndryshon aspak nga hetuesi i At Zef Pllumit, nga hetuesit, prokurorët e gardianët e zinj, që kanë ushtruar tortura çnjerëzore ndaj atyre që nuk mendonin njësoj me regjimin, apo që besonin në Zot.Ky akt i rëndë i dekorimit të xhelatëve, është zyrtarisht glorifikimi që Edi Rama po i bën diktatorit Hoxha, një projekt që ai e nisi me festimet me portretin e tij, e që tani po e dekreton me medalje qeveritare gjithë xhelatëve që kanë vrarë e kanë prerë në emër të Enverit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/paloka-rama-dekoroi-xhelatet-e-komunizmit-nje-vit-me-pare-berisha-jep-emrat/