Fundjava kulturore në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fundjava nis mbrëmjen e së premtes në Teatrin e Operas dhe Baletit me një emër të njohur në skenën ndërkombëtare. Ariel Mërkuri, i cili është produkti i shkollës shqiptare, por që tashmë vazhdon aktivitetin e tij në teatrin mbretëror të Danimarkës, vjen në rolin kryesor të baletit ?Sylphide?. Shfaqja rivihet në skenë për herë të tretë në Tiranë me koreografi të Ilir Kernit. Një tjetër emër shumë i njohur i teatrove klasikë të botës që mbërrin këtë fundjavë në Tiranë është edhe Shkëlzen Doli. Për herë të parë Doli do të interpretojë mbrëmjen e së shtunës me orkestrën simfonike të TKOB dhe dirigjentin britanik, Geoff Westley. Pjesë nga Dasma e Figaros, Moxarti dhe Bethoveni vijnë në këtë shfaqje, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për bamirësi. E nëse duam diçka më të lehtë për fundjavën, në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? ju presin tre aktorë të rinj dhe regjisori gjerman Stefan Noigebauer, që vënë në skenë një nga veprat më të njohura të letërsisë gjermane ?Pse e vodhëm makinën?. Shfaqja do të jetë falas për të gjithë, të premten dhe të shtunën në ora 20.00.