Ndryshon tarifa e skanimit në dogana - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-29 0

Tarifa, që bizneset do të paguajnë për skanimin e konteinerëve në dogana nuk do të jetë 39 euro për deklaratë, si në variantin fillestar, por do të ulet në 22 euro. Qeveria njoftoi se ka arritur të ndryshojë me mirëkuptim koncesionin e shumëkundërshtuar nga biznesi, duke bërë të mundur - sipas saj, - uljen e tarifave dhe kostove për sipërmarrjen.