Lame për deklarimet pas 2008 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse parlamenti nuk miratoi të enjten ligjin që amniston ata që kanë bere ndërtime pa leje pas vitit 2008, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ftoi qytetaret e interesuar të bëjnë vetëdeklarimet. Në një konferencë për mediat Lame sqaroi se qytetaret nuk duhet të kenë frikë, pasi policia dhe prokuroria nuk do t?i procedojnë penalisht.?Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndërtuar në truall me pronar apo në truall shtet, midis datave janar 2009 deri në qershor 2014, të paraqiten me qetësi në sportelet tona që nëse nuk kanë bërë vetëdeklarimin ende, ta kryejnë atë. Me tej të presin me qetësi ekipet e ALUIZNI-t që do t?ju shkojnë në shtëpi për të bërë matjet dhe për të vijuar procesin. Bashkërisht e kemi filluar ketë proces dhe bashkërisht do t?i shkojmë deri në fund. Ju faleminderit?Kreu i ALUIZNI-t akuzoi opozitën për ngrirjen e procesin, e që sipas Lames nuk tregoi as vullnetin për të ngritur kartonin dhe për të shpëtuar 50 mijë familjet që kanë një shtëpi pa leje.?Qeveria përgatiti një projekt, që i hap rrugën përfshirjes në procesin e legalizimit të kësaj mase ndërtimesh, në të njëjtat kushte barazie me të gjithë qytetarët e tjerë. Projekt i cili dje u miratua në kuvend. Ajo që ishte e pabesueshme dje, qe fakti i kundërshtimit të deputetëve të opozitës për këtë projekt, si në komisione ashtu edhe ne seance plenare, duke mos qenë fare prezent.?Parlamenti nuk mundi të votonte dot ligjin për dhënien e amnistisë ditën e enjte, i cili do të shpëtojë nga arrestimi ata që kanë ndërtuar pa leje për shkak të mungesës së deputetëve. Vetë mazhoranca kishte vetëm 73 përfaqësues në kuvend, kur ligji kërkonte 84 vota. Pavarësisht kësaj nisme për faljen e ndërtimeve pa leje, ka shumë familje të cilat gjatë muajve të mëparshëm u janë prishur shtëpitë për shkak të nenit në Kodin Penal, i cili nuk lejonte legalizimin e këtyre ndërtimeve, madje i konsideronte vepër penale.

Free Traffic Exchange