Grabitet banka në Shijak - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër bankë e filialit të dytë grabitet, këtë radhë në qytetin e Shijakut. Paraditen e kësaj të premteje, një person i maskuar dhe i armatosur me pistoletë ka hyrë më shpejtësi në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës ka marrë lekët që ndodheshin në arkë. Dëshmitarët i pohuan policisë se agresori ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve dhe në një kohë të shkurtër ka marrë 100 mije leke. Ndërsa të gjithë ishin të shokuar e të frikësuar nga kërcënimi me armë, grabitësi ka dalë nga banka dhe është larguar në rrugicat e lagjes. Sipas policisë autori është rreth 170 cm gjatë, i veshur me bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhins dhe lëviz në këmbë. Forca të shumta të policisë rrethuan zonën, si dhe ngritën postblloqe. Në daljet e Shijakut, kryqëzimet hyrëse të Durrësit, si dhe në autostradën Durrës-Tiranë. Gjatë këtij viti janë regjistruar dy grabitje bankash në tiranë dhe një tentative e dështuar në qytetin e Korçës. Në kryeqytet maskat morën në mes të ditës në rastin e parë rreth 7 milionë euro, ndërsa në të dytin, rreth 1 milionë lekë.

Free Traffic Exchange