54 mijë fëmijë në të gjithë vendin kryejnë punë të rrezikshme, nuk shkojnë në shkollë dhe shfrytëzohen nga familjet e tyre. Të dhënat e INSTAT saktësojnë se 20 mijë prej tyre kryejnë punë të rrezikshme dhe plot 2700 fëmijë të moshës 5 deri në 13 vjeç shfrytëzohen në rrugë.