Startojnë lojërat europiane - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lojërat Evropiane, një turne për here te pare ne histori do te startojnë sot ne orën18 ne Baku te Azerbajxhanit. Ne eventin ceremonia e se cilës do nis ne Stadiumin e Bakuse do te marrin pjese 50 shtete, mes te cilave Turqia dhe Izraeli, por edhe Kosova me 19 garues. Vendi qe ka me shume atlete është Rusia, me 359 sportiste, ndërsa Monako përfaqësohet me vetëm 6 te tille. Atletet ne Lojërat Evropiane Baku 2015 do te marrin pjese ne 20 sporte nga, te cilat 16 europiane, ose e përkthyer ndryshe ne 253 gara ne total. Basketbolli i formuluar ne garën 3 kundër 3 nuk është i vlefshëm sipas Komiteti Olimpik Ndërkombëtar CIO, po ashtu dhe futbolli ne plazh. Sportet e ujit janë te përfaqësuara nga niveli i sportisteve te rinj dhe aty janë regjistruar vetem niveli i trete i përfaqësueses. Ne te kundërt Lojërat Evropiane Baku 2015 do te jene nje bilete per ne olimpiade ne disiplinat gjuajtje me hark, atletike, boks, çiklizëm, xhudo, qitje, not, pingpong, taekwondo, triathlon, volejboll dhe mundje. Përfshire edhe çiklizmin bmx dhe shashu. Kanotazhi do te behet pjese e disiplinave te lojërave evropiane vetëm ne edicionin e dyte ne vitin 2019. Shqipëria do te përfaqësohet me 28 sportiste ne 9 disiplina ku vetëm ne atletike jane 15 garues. Duke filluar nga dita e sotme e deri ne 28 qershor lojërat evropiane do te transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring.

Free Traffic Exchange