Veliaj prezanton programin në Berzhitë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtimi i një shkolle 9 vjeçare dhe mbulimi i plotë me transport publik ishin premtimet që kandidati i së majtës Erion Veliaj u bëri banorëve të Bërzhitës, e cila pas 21 qershorit do të jetë pjesë e bashkisë së Tiranës.?Imagjinoni dot që nxënësit e shkollës ?Kosova? shkojnë te Liceu dhe nxënësit e Bërzhitës shkojnë te shkolla ?Kosova?. Kjo është arsyeja pse në Bërzhitë ne do të ndërtojmë një shkollë tjetër 9-vjeçare, që të kemi mundësi të sistemojmë të gjithë nxënësit e zonës, pa u detyruar që të dynden në shkollat e Tiranës, aty ku tashmë situata është kritike, e ku rrinë nga 3-4 veta në bankë, 60 vetë në klasë ?Ashtu siç bëmë në Krrabë apo në Baldushk, dua t?ju propozoj një kontratë me 8 pika konkrete se çfarë do të bëjë koalicioni ynë në krye të Bashkisë së Tiranës për komunën e Bërzhitës. Gjëja e parë, do ta mbulojmë Bërzhitën me transport publik sepse sot është e pafalshme që dikush që banon në Bërzhitë duhet të paguajë një faturë të kripur për të zbritur deri në Tiranë. Do të kemi një linjë transporti për Bërzhitën, ku çdo qytetar i Tiranës, nuk ka rëndësi nëse jeton në Krrabë, në Bërzhitë, në Baldushk, Petrelë apo në Farkë, apo në çdo lagje të re të Tiranës, do të trajtohet njësoj me respekt, nga i njëjti shërbim me standarde?Veliaj u tha banoreve se prioritet do te jete përfundimi i ujësjellësit në Ibën e sipërme dhe investimet në infrastrukture.?Është viti 2015 dhe lagje të tëra të Tiranës janë pa ujë. Çfarë bëri kryetari i komunës, përveçse vodhi për vete? Pse nuk i solli ujë Bërzhitës? Tirana pa ujë, Bërzhita pa ujë! Ata në drejtim të paditur, ne në drejtimin e duhur për t?i sjellë ujë Tiranës dhe Bërzhitës?,?Për të gjithë ata që banojnë në Pashkashesh dhe në Kllojkë e dinë se rruga është një skandal i vërtetë. Ne nuk mund të kemi zona të izoluara, ku nuk shkon dot një ambulancë, zjarrfikëset, ku askush nuk shkon dot në shkollë apo në punë. Ndaj me votën e 21 qershorit ne do të përfundojmë rrugën Pashkashesh-Kllojkë, që këto dy fshatra të mos kenë më problem lidhje me komunikimin?.Gjatë bashkëbisedimit me banoret Erjon Veliaj ka prezantuar programin e plotë për zonën e Bërzhitës.

Free Traffic Exchange